ALBUK TV LIVE

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD kërkesë urgjente për interpelancë me Ramën

Partia Demokratike ka kërkuar në mënyrë urgjente një interpelancë me kryeministrin Rama për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e firmosur sot me homologen italiane, Georgia Meloni, për të kthyer Shqipërinë vend pritës për emigrantët.

Kërkesa për të thirrur kryeministrin në seancë plenare për të dhënë sqarime, është depozituar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku.

Në këtë kërkesë, PD kërkon që qeveria shqiptare të japë sqarime lidhur me këtë marrëveshje pasi sipas tyre “nuk ka asnjë transparencë nga pala shqiptare, ndërsa pala italiane i ka bërë jehonë këtij pakti me qeverinë tonë”.

The post Marrëveshja për emigrantët me Italinë, PD kërkesë urgjente për interpelancë me Ramën appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *