ALBUK TV LIVE

“Kam dëgjuar dhe për një central bërthamor”- Deputeti i PD-së komenton marrëveshjen me Italinë për kampin e refugjatëve: Nuk i përballojmë dot, është një rrezik i madh!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e dhjetëra mijëra emigrantëve të paligjshëm në kampet e refugjatëve që do të ngrihen në Lezhë.

Alizoti,  është shprehur Shqipëria po bëhet pjesë e një problemi global, siç është emigracioni, ndërsa ka theksuar se nuk i përballojmë dot dhe se janë një rrezik i madh.

Deputeti demokrat gjithashtu zbuloi se ka dëgjuar për diskutime edhe për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri

E gjitha ka një hile shumë të madhe. Sipas fjalëve të dala kjo është dakordësuar që në gusht. Këto marrëveshje duhet të jenë publike. Ata nuk do rrinë te shtëpia e zotit Rama. Problemi kryesor që kanë vendet e pasura është emigracioni. Një pjesë e madhe e vendeve afrikane dhe të Lindjes së Mesme do të vijnë drejt Europës.

Në Gjermani janë rritur forcat e ekstremit të djathtë për shkak të emigrantëve. Gjermania ka 82 mln banorë, Italia ka 60 mln dhe vjen Shqipëria me 2 mln banorë me një rrip toke dhe bëhet pjesë e një problemi global. Shqipëria sot nuk ushqen dot njerëzit e vetë. Lampedusa është një ishull me kapacitet 1600, sa e ka kapacitetin porti i Shëngjinit. Ai duhet të ishte port për Veriun dhe Kosovën. Ne jemi një vend shumë i vogël dhe i varfër, nuk jemi për t’i kthyer ndere Italisë.

Nuk mund të kthehemi në një hotspot të një problemi të tillë, kur vende si Polonia dhe Hungaria nuk e pranojnë. 36 mijë veta në vit janë shumë, kush i kontrollon ata? Nuk mund të përballohen. Politika e jashtme bazohet në interesa, nuk bazohet në dashuri. Këto janë përralla, ato që thotë kryeministri. Nuk e përballojmë dot, po marrim një rrezik të madh. Kam dëgjuar që është diskutuar edhe për një central bërthamor. Ky është një antishqiptar që ja bën këto Shqipërisë. Nuk e përballojmë dot teknikisht”, u shpreh ai.

The post “Kam dëgjuar dhe për një central bërthamor”- Deputeti i PD-së komenton marrëveshjen me Italinë për kampin e refugjatëve: Nuk i përballojmë dot, është një rrezik i madh! appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *