Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me votimin kundër të iniciativave të Partisë Demokratike në ligjin e Koncesioneve dhe PPP-ve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se mazhoranca rrëzon propozimet e paketës antikorrupsion vetëm për faktin se i propozonte Partia Demokratike.
“Sot fatkeqësisht parlamenti votoi kundër iniciativave të Partisë Demokratike në ligjin e Koncesioneve dhe PPP-ve. Ligje të hartuara në standartet më të mira të BE të cilat vendosin nën fre korrupsionin në sektorin më të korruptuar në Shqipëri atë të kontratave publike. Ku kishim parasysh ndalimin e kompanive offshore, ndalimin e kompanive pa kapitale, pa asete, kompanive që nuk kryejnë punët publike. Qartësisht kishim vetëm një problem, i popozonte opoita. Sot, sektori i koncesioneve, PPP-ve siç thotë Progres raporti është nga sektorët më të pakontrolluar ndaj është e nevojshme ta vendosim atë në binarët e ligjit. Por nga ana tjetër ashtu siç thotë dhe Progres Raporti dhe hapësira e opozitës në parlament pikërisht për të ushtruar këtë rol; për të propozuar ligje, për të hetuar, për të kontrolluar, për të mbikqyrur qeverinë është totalisht e kufizuar.”, u shpreh Tabaku.
The post Rrëzimi i nismave të opozitës nga mazhoranca, Tabaku: Parlamenti votoi kundër sepse propozoi PD appeared first on .