ALBUK TV LIVE

Asgjë zyrtare nga autoritetet angleze/ Shqiptari vetëvaret me çarçaf brenda kampit në Angli

Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ. “Një shqiptar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në një prej kampeve nē Angli”- shkruan një qytetar, i cili ka vēllain po në atë kamp.

Sipas tij, shkak janë bërë kushtet e këqija dhe se shqiptari kishte ditë që kërkonte trajtim mjekësor, po s’i jepte askush.

“Nje shqiptar ka varur veten me ane te çarcafeve duke gjetur vdekjen pas shume ditesh qe kerkonte trajtim mjekesor per shkak the dhimbjeve ne stomak dhe oficeret nuk e kane marre ne konsiderate kerkesen e tij.” – shkruan qytetari.

Rrëfimi i plotë:

Mirmbrema! Po iu shkruaj per te raportuar disa ngjarje ne kampin UK’s Brook House immigration Removal Centre ky sot Nje shqiptar ka varur veten me ane te çarcafeve duke gjetur vdekjen pas shume ditesh qe kerkonte trajtim mjekesor per shkak the dhimbjeve ne stomak dhe oficeret nuk e kane marre ne konsiderate kerkesen e tij. Dhe para disa ditesh nje tjeter azil kerkues ka tentuar te vetvritet duke djegur krevatin e tij dhe te digjet per se gjalli. Sot po zhvillohet nje proteste ku azil kerkuesit pretendojne se mbahen pa te drejte dhe nuk iu plotesohen kushte bazike qe te ndihen te sigurte per jeten. Gjate kesaj proteste nje tjeter azilant ka kercenuar se do te vetvritet nqs nuk merret nje vendim ndaj tij ne baze te ligjit pasi ka disa muaj brenda dhe familja e femijet kane nevoje per dike qe tu siguroje te ardhura. Nqs e postoni, shqiptaret qe e shikojne kete postim qe mund te ndihmojne me me shume informacion ose qe kane mundesi ta raportojne kete gjete per me shume investigim!

The post Asgjë zyrtare nga autoritetet angleze/ Shqiptari vetëvaret me çarçaf brenda kampit në Angli appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *