ALBUK TV LIVE

‘E ndjej detyrim të tregoj të vërtetën…’/ Flet shoqja e Vesës

Historia e Vesa Vllasaliut me ish-partnerin e saj Mërgim Berisha ka qenë kryefjalë e showbiz ditët e fundit. Nga tradhtia me shoqen e saj e ngushtë  deri te aborti, Vesa ka treguar me detaje versionin e saj të kësaj historie.

Nga ana tjetër vëllai i futbollistit ka hedhur poshtë cdo pretendim të saj, ndërsa për ‘dramën’ ka reaguar edhe shoqja e Vesës, në një intervistë për Prive.

“Nuk jam mësuar të dal para kamerave, por kur e pashë intervistën që është bërë dhe e pashë që po i bëhet e padrejta Vesës, e kam ndier veten si shoqe e obliguar të dal dhe ta tregoj të vërtetën”, ka filluar rrëfimin Artiola, shoqja e Vesës.

Artiola tregon që Vesën e njeh që disa vjet përmes ish-shoqes së tyre, po rrugët i ndanë me të, për shkak të situatës mes Vesës dhe asaj, transmeton Prive.

Ajo tregon që Vesën e sheh si motër dhe se kur e ka parë intervistën e Edonës (ish-shoqja e tyre), është shokuar.

“Kur e pashë intervistën më ka lënë pa fjalë, se e di që kanë qenë shpesh në pushime bashkë si në Stamboll, Vesa me ish-shoqen dhe ish-të fejuarin e Vesës. Dhe kjo tregon që Vesa i ka besuar shumë asaj”, vazhdon ajo.

“E vërtetë është, nga fillimi babai i Vesës i ka thënë asaj që shoqja e ngushtë do të ta marrë burrin. Jo vetëm babai, por edhe ish-i fejuari i Vesës i ka thënë të mos rrijë më të, nuk është shoqe e mirë për ty, do të na sjellë probleme, por Vesa nuk ka reaguar, dhe tani jemi ku jemi”, thotë shoqja e Vesës.

The post ‘E ndjej detyrim të tregoj të vërtetën…’/ Flet shoqja e Vesës appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *