Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar sot se kundërshton një armëpushim “të menjëhershëm” në Rripin e Gazës, pasi thirrjet shumëfishohen në mbarë botën për të ndalur konfliktin.
“Nuk mendoj se thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm ose pauzë të gjatë, që do të përbënte të njëjtën gjë, janë të drejta”, tha Scholz në një debat të organizuar nga e përditshmja rajonale gjermane Heilbronner Stimme, raporton Agence France-Presse.
“Kjo do të thotë se në fund të fundit Izraeli i lë Hamasit mundësinë e rikuperimit dhe marrjes së raketave të reja,” shtoi ai, duke bërë thirrje për “pauza humanitare”.
Qëndrimi i Scholz bie ndesh me shumë vende arabe, Emmanuel Macron të Francës dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të takohet me liderin gjerman në Berlin javën e ardhshme.
The post Kancelari gjerman kundër armëpushimit të menjëhershëm në Rripin e Gazës: Do t’i jepte Hamasit mundësinë e rikuperimit appeared first on .