ALBUK TV LIVE

“Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj takohet me fermerë e blegtorë: Mund të bëjmë shumë më shumë, zgjidhja subvencionimi i prodhimit

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një tur takimesh me fermerët dhe blegtorë në mbarë vendin, për t’u njohur nga afër me problematikat që përballen çdo ditë.

Në një postim të ndarë në Facebook, Lapaj,  shprehet se zhvilluan takimin e parë të rrugëtimit në zonat rurale me fermerë e blegtorë të fshatrave Drenovicë, Samatic, Gorican, Kutalli, Pobrat dhe Rërëz të bashkisë Dimal.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Fermeri

Këta pushtetarët tanë,140 deputetë e  61 kryetarë bashkish, këta janë agallarët e Shqipërisë, këta janë ata që e kanë vjedhur, e kanë sakatuar këtë vend. E vodhën sa e vodhën pasurinë, tani u kthyen nga tokat, nga bregdeti e në mal. Vjen kryeministri, serën e mbjell unë po investimet ai ja jep pikës së grumbullimit. 30 vite kam votu Partinë Socialiste, por jam lodhur aq shumë sa kur më kanë ikur fëmijët në emigrim, kam qëndruar një muaj pa dalë nga shtëpia, dhe nuk dua t’ja di, jo Parti Socialiste të jetë, por të jetë kush të dojë.

Prandaj te ju të rinjtë kemi shpresat, a bëhet kjo Shqipëri?

Fermeri:

‘Është një nga rastet e rralla që vjen dikush të dëgjojë hallet tona, problemet tona jashtë fushate. Sa herë ka fushata vijnë, japin premtimet e tyre, ikin, kalon fushata, kalon katër vjeçari, tetë, dymbëdhjetë po bëhen tani, dhe ne ngelim në vendnumëro, madje do ishte mirë po të ishim në vendnumëro, sepse po bëjmë regres të madh. Jemi duke u vjedhur dita ditës, mundin tonë nuk e vlerëson askush dhe jemi duke u shtypur. Po trajohemi si ajo kafsha,si ai kali, për të mos thënë si ai gomari që i vjedhin punën dhe e shajnë e ofendojnë, e përçmojnë. Ne jemi ata që INSTATI del në Tiranë e mburret me shifra, jo kaq prodhim, jo kaq eksport, jo tejkaluam. Po si u tejkalua? U tejkalua nga zyrat atje në Tiranë? U tejkalua nga Parlamenti? U tejkalua nga PS, PD, PR apo të gjitha bashkë? Po jo mo zotëri, se e tejkaluam ne atë. Ndërkohë nafta e bujqësisë paguhet njësoj sa një Mercedez i Erion Veliajt atje në Tiranë.’

ADRIATIK LAPAJ

‘Shqetësimet që ju keni janë të drejta. Rezulton që gjithë zona juaj, ka një sipërfaqe me sera rreth 500 hektarë, të cilat prodhojnë në vit, tani që flasim rreth 80 mijë ton perime. Në vlerë tregu, në tregjet ku shiten përkthehen me 50.6 milionë euro, ose thënë ndryshe rreth 60 miliardë lek. Ekonomia shqiptare që nga këto fshatra merr këto lek, sa u kthen mbrapsht përmes financimeve apo subvencioneve? Sa  i kthen fermerit të zakonshëm përmes infrastrukturës?

Ka dhe gjëra që janë bërë, por kemi mundësinë të bëjmë shumë më shumë në këtë vend. Cila është zgjidhja? Subvencionimi i prodhimit. Nuk mund të tatojmë as në bujqësi, as në blegtori, as në peshkim as në bletari, sepse asnjë vend i zhvilluar normal nuk i taton. Përkundrazi, i subvencionon.

Sa nga ju këtu në 5 vitet e fundit kanë marrë subvencione për plastmasin? Sa nga ju kanë marrë sunvencionim për plehrat kimikë? Sa kanë marrë subvencione për qumështin? Pra, qytetari i zakonshëm që punon token, e që mban bagëtitë e këtij vendi nuk merr asnjë gjë. Po ju jap disa shifra nga INSTAT. Buxheti i shtetit për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin no total do do të jetë 130 milionë euro. Nga këto 100 milionë euro shkojnë për rroga në zyra, vetëm 30 milionë euro shkojnë për fermerin, blegtorin, që siç e dini nuk shkojnë as aty, por shkonë tek pesë kokrra.

Lëreni atë ndarjen që nga Konferencë e Mukjes, ballist, komunist, nuk ka më. Interesi i xhepit tuaj, interesi i fëmijëve tuaj, interesi i xhepave tuaj, ky është ndryshimi.

FLORJAN BNAJ

Të gjithë të rinjtë duhet të rrinë këtu. Këtu është e qëllimshme që çdo politikë e gabuar ta paguajë qytetari.  Në gjithë këto vite si ka mundësi, të paktën për ne që jetojmë në kryeqytet, vjen më e lirë domatja nga Italia sesa domatja nga këtu. Çdo lllloj produkti na vjen më lirë nga jashtë shtetit, se nga vendi ynë, sepse politikat janë bërë të qëllimta. Ju jeni si një prind që ushqen fëmijën, ju ushqeni Shqipërinë. A keni parë në ndonjë vend të botës ju që prindit që ushqen fëmijën ti vihet taksë, pse po ushqen fëmijën? Ju duhet  bëhëni dhe bashkë, nuk duhet të prisni të ju vijë padrejtësia te dera juaj, që pastaj të çoni zërin. Me çdo përqindje toke që keni, ju ushqeni  një komb. Nëse bëheni bashke, ju diktoni rregullat e lojës, nuk i diktojnë ata.

ETLEVA MERKO:

‘Dikush më tha që ne punojmë, mbjellim, por nuk kemi një treg ku t’i shesim dhe pjesa më e madhe e prodhimeve groposen. Më erdhi shumë keq realisht, se mundi i gjithë jetës suaj shkon dëm. Pyeta: ‘Po shkollë a ka?- Më thanë është një shkollë e rikonstruktuar, 9-vjeçare por nuk ka sistem ngrohjeje. Pra ne bëjmë shkolla, investojmë, por nuk ka sistem ngrohjeje, nuk ka as transport. Investojmë por nuk marrim shërbime. Ju kanë premtuar në fushatën elektorale ndarjen e parcelave, sepse ende ligjërisht ju jeni në gjyqe për ndarjen e parcelave, një fenomen që duhet të ndryshojë. Çdo gjë duhet të bëhet në favor të qytetarëve, jo në favor të pushtetarëve.  Shqipëria është shumë e bukur, e bekuar nga Perëndia, por e vjedhur në kaq vite nga politikanët tanë.’

The post “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj takohet me fermerë e blegtorë: Mund të bëjmë shumë më shumë, zgjidhja subvencionimi i prodhimit appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *