ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në ambientin e punës, pasi makineria i ka zënë kokën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Pieve di Solgio ku shqiptarja Anila Grishaj punonte në kompaninë Bacon që merret me viktimë e një aksidenti të tmerrshëm në punë që ndodhi brenda një kompanie që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira. Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte postin e nëndrejtoreshës së kompanisë.
Pasojat për të renë shqiptare ishin fatale në këtë aksident të tmerrshëm në punë. Kolegët ngritën menjëherë alarmin, madje i dhanë 26-vjeçares edhe ndihmën e parë, por ajo nuk mbijetoi dot. Mjekët dhe infermierët e Suem 118 kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter e ambulancë. Në vendngjarje mbërritën edhe karabinierët, ndërsa sipas hetimeve paraprake, një makineri paketimi e blerë së fundmi, i ka kapur kokën të resë shqiptare.
Në mbrëmje jashtë ambiente të kompanisë ka pasur tensione mes familjarëve të vajzës dhe efektivëve të policisë. Familjarët akuzojnë se janë njoftuar me vonesë për ngjarjen e rëndë. Madje babai i vajzës nga tensione ka goditur me shqelma vazot e luleve.
The post Tragjike në Itali, e reja shqiptare humb jetën në punë pasi makineria i zë kokën! Familjarët akuza: Jemi njoftuar me vonesë appeared first on .