Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) paralajmëroi sot se popullsia në Rripin e Gazës po përballet me spektrin e urisë dhe pothuajse të gjithë banorët kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë ushqimore.
“Furnizimet me ushqim dhe ujë janë praktikisht inekzistente në Gaza dhe shumë pak, krahasuar me nevojat ekzistuese, kalon kufirin për të arritur në enklavën palestineze, theksoi Drejtoresha Ekzekutive e WFP, Cindy McCain.
“Duke pasur parasysh dimrin që po afron, strehimoret e pasigurta dhe mungesën e ujit të pastër, qytetarët përballen me rrezikun e menjëhershëm të urisë”, paralajmëroi ajo.
The post WFP paralajmëron: Banorët në Rripin e Gazës po përballen me urinë appeared first on .