Agjencia franceze e lajmeve AFP duket se është vënë nën presionin e disa politikanëve dhe publikut në Francë për shkak të politikës editorial në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Gazës.
Presidenti dhe CEO i AFP-së, Fabrice Fries, u thirr në Senat për të dëshmuar në lidhje me politikat e transmetimit që prej tyre u konsideruan joproizraelite.
Agjencia u akuzua për “rritje të antisemitizmit” sepse që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Gaza ka thënë se “Hamasi njihet si një organizatë terroriste nga BE-ja, SHBA-ja dhe Izraeli”, në vend që të thoshte “Hamasi është organizatë terroriste”.
Në fjalimin e tij në Senat, Fries tha se akuza të tilla janë “serioze dhe të neveritshme”, ndërsa argumentoi se transmetimi “i pavarur” i AFP-së i sulmeve të Izraelit në Gaza nuk mund të konsiderohet “i njëanshëm”.
Në intervistën e tij me Le Monde në fundjavë, në lidhje me portretizimin e AFP-së si “Agjencia Francë-Palestine” nga disa qarqe në opinionin francez, Fries kujtoi se AFP-ja është një organizatë që u shërben mediave dhe klientëve të saj, jo opinionit.
AFP-ja, e cila shmang përdorimin e shprehjeve të tilla si “antisemitike, hebreje, islamike” në lajmet e saj, ka qenë subjekt i kritikave të rënda nga politikanët e krahut të djathtë dhe republikanë në Asamblenë Kombëtare dhe Senat që nga 7 tetori.
The post “Nuk thotë Hamasi është organizatë terroriste” – AFP nën presionin e politikanëve në Francë appeared first on .