ALBUK TV LIVE

Rusi/ Protestoi kundër luftës në Ukrainë, dënohet me 7 vite burg artistja

Ndalimi i fjalës së lirë dhe censura është kthyer në normalitet në Rusi prej kohësh.

Së fundmi një artiste dhe muzikante është dënuar nga gjykata ruse pasi kishte zëvendësuar disa etiketa çmimesh të dyqaneve me etiketa ku ishin të shkruara mesazhe kundër luftës në Ukrainë.

Artistja Sasha Skochilenko është arrestuar prej më shumë se një viti, që nga prilli i vitit 2022, nën akuzën e përhapjes së informacionit të rremë për ushtrinë.

Etiketat përmbanin mesazhe të ndryshme të cilat fajësonin ushtrinë ruse për veprimet e saj.

“Ushtria ruse bombardoi një shkollë arti në Mariupol. Rreth 400 njerëz ishin strehuar aty për t’iu shpëtuar bombardimeve” shkruante në njëren nga etiketat.

Arrestimi i Skochilenko u bë rreth një muaj pasi autoritetet miratuan një ligj që lejon ndjekjen penale kundër çdo shprehjeje publike për luftën, që devijon nga linja zyrtare e Kremlinit.

Ligji është përdorur për të goditur politikanët e opozitës, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qytetarët e thjeshtë, që ishin kritikë ndaj Kremlinit, ku shumë prej tyre janë dënuar me burgime të gjata.

Skochilenko, 33 vjeçe, nuk e ka mohuar shpërndarjen e mesazheve, por hodhi poshtë akuzat për përhapjen e informacionit me vetëdije të rremë.

The post Rusi/ Protestoi kundër luftës në Ukrainë, dënohet me 7 vite burg artistja appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *