Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka cilësuar sekuestrimin e anijes së mallrave në Detin e Kuq nga rebelët Houthi me bazë në Jemen, si një akt terrorizmi iranian.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin iranian kundër një anijeje ndërkombëtare”, theksoi Netanyahu, duke iu referuar mbështetjes iraniane të Houthis.
“Anija, në pronësi të një kompanie britanike dhe e operuar nga një kompani japoneze, u rrëmbye sipas dëshirës iraniane nga milicia Houthi në Jemen. Në bordin e anijes janë 25 anëtarë të ekuipazhit të kombësive të ndryshme, duke përfshirë: ukrainas, bullgarë, filipinas dhe meksikanë. Asnjë izraelit nuk ishte i pranishëm në anije. Ky është një akt tjetër i terrorizmit iranian që shpreh një hap përpara në agresionin e Iranit kundër qytetarëve të botës së lirë dhe krijon implikime ndërkombëtare në lidhje me sigurinë e korsive globale të transportit detar”, thuhet në deklaratë.
Houthi-t janë pjesë e një aleance rajonale të lidhur me Iranin, e cila përfshin gjithashtu Hamasin dhe Hezbollahun e Libanit. Ai fajëson Izraelin për paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, duke thënë se “rrethi i konfliktit” në rajon u nxit nga “krimet e vazhdueshme”.
The post Rebelët Houthi kapën anijen tregtare në Detin e Kuq, Netanyahu: Akt terrorist iranian appeared first on .