ALBUK TV LIVE

Karamuço: “Metamorfoza” nuk u godit nga policia shqiptare. Pastrimi i policisë po bëhet nga SPAK

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se operacioni “Metamorfoza” dhe të tjerë të këtij lloji janë realizuar nga shërbimet partnere.

Sipas tij, policia shqiptare nuk ka asnjë iniciativë fillestare në këtë drejtim. Ndërsa shtoi se një kontribut të veçantë ka dhënë edhe SPAK.

Duket që ka një frymë por kjo nuk vjen nga policia. Më duhet ta kundërshtoj ministrin e Brendshëm. Asnjë iniciativë fillestare nuk ka nisur nga policia e shtetit, sidomos për “Metamorfozën” kanë ardhur nga shërbimet tona partnere, kur flasim për Holandën, për Belgjikën, flasim për Francën kryesisht dhe pastaj kanë vijuar hetimet në Prokurorinë e Posaçme shqiptare.

Ky është një pastrim që po ndodh nga ana e SPAK-ut, vetëm për krimin e organizuar dhe më pas për Policinë e Shtetit sepse nga këto lloj komunikimesh, shohim një bashkëpunim të strukturuar ku kanë marrë pjesë në përgatitje kushtesh për tentativë për vrasje”, u shpreh Karamuço.

Karamuço: Dikush duhet të kërkojë falje dhe të mbajë përgjegjësi

Gjatë emisionit, Karamuço theksoi gjithashtu se kemi një shef krimesh që duhet të ruajë komunitetin, por ai arrin të bëhet pjesë e bandave dhe të bëhet gati të vrasë persona për llogari të bandave.

Duhet të marrë dikush përgjegjësi, qoftë dhe ministri i Brendshëm. Kjo është një marrëveshje mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me Europol, që i hapi rrugën rreth 80 mijë- 100 mijë faqeve. Janë miliona mesazhe që po zbardhen dhe po bëhet lidhja. Këto material shkojnë direkt në prokurorinë e posaçme.”, tha ai.

The post Karamuço: “Metamorfoza” nuk u godit nga policia shqiptare. Pastrimi i policisë po bëhet nga SPAK appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *