ALBUK TV LIVE

Tensionet në Kuvend, pas ambasadës së SHBA dhe Britanisë reagon dhe ambasadori gjerman

Pas ambasadës amerikane dhe asaj britanike ka ardhur edhe reagimi ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, lidhur me tensionet në Kuvend.

Në reagimin e tij ambasadori gjerman ju bën thirrje forcave politike që ëhstë thelbësore që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit.

Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike.

Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”, mbyllet reagimi i ambasadorit gjerman.

The post Tensionet në Kuvend, pas ambasadës së SHBA dhe Britanisë reagon dhe ambasadori gjerman appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *