ALBUK TV LIVE

Shakira në probleme me taksat, avokati i saj fajëson Pique

Avokati i Shakirës ka fajësuar Gerard Pique për problemet e saj me taksat. Sipas tij, ligjet nuk janë të drejtë për të gjithë në Spanjë. Madje, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit, mbrojtësi ligjor i këngëtares deklaroi se nëse Shakira do kishte rënë në dashuri me Sergio Ramos do të kishte kursyer 120 milionë euro.
Pau Molins tha se romanca e saj 11-vjeçare me ish futbollistin e Barcelonës bëri që ajo të përballej me gjashtë akuza për mashtrim tatimor në vend të tre.

“Banorët e Madridit, ku Ramos luajti për Realin nuk paguajnë taksë mbi pasurinë ndryshe nga ata që jetojnë në Katalonjë, ku Shakira jetonte me Pique. Nëse ajo do të kishte rënë në dashuri me Sergio Ramos në vend të Gerard Pique, do t’i kushtonte shumë më pak. Rezulton se nëse je banor në Katalonjë, mund të shkosh në burg për një krim për të cilin nuk mund të të burgosin në Madrid, edhe nëse po bën të njëjtën gjë, sepse nuk ka taksë mbi pasurinë”, tha ai.

Pau gjithashtu këmbënguli se donte të shkonte në gjyq, por Shakira kishte vendosur të bënte një marrëveshje.

Shakira pranoi gjashtë akuza për mashtrim tatimor dje në një gjykatë në Barcelonë dhe ra dakord të paguante 7 milionë funte në një marrëveshje për të shmangur dënimin me burg. Ajo tha se i pranoi akuzat për hir të djemve të saj Milan, dhjetë vjeç dhe Sasha, 8 vjeç, dhe kështu mund të vazhdojë me karrierën e saj.

The post Shakira në probleme me taksat, avokati i saj fajëson Pique appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *