Sulmet e grabitësve aty ku paratë rrjedhin ‘lumë’ janë bërë shumë të shpeshta. Më në fokus vazhdojnë shtëpitë dhe familjarët e futbollistëve të famshëm botëror.
Këtë radhë kushëriri i bashkëshortes së Leo Messit, ka qenë ‘preja’ e radhës i cili është grabitur nga disa persona me armë zjarri në Rosario të Argjentinës.
Ngjarja ka ndodhur teksa kushëriri i Antonella-s së bashku me partneren e tij po dilnin nga supermarketi.
Grabitësit u kanë marrë 20 mijë euro sapo kanë ndaluar makinën.
“Po shkonim nga supermarketi në bankë për të depozituar disa para. Ata na thyen xhamat dhe na morën çantat me para”, u shpreh ai.
Kjo është një tjetër herë që familja e bashkëshortit të yllit argjentinas u sulmua nga grabitësit, pasi hera e fundit ishte në mars të këtij viti, kur supermarketi në pronësi të Antonella-s u sulmua.
The post Një tjetër grabitje në radhët e familjarëve të futbollistëve të njohur! appeared first on .