ALBUK TV LIVE

Që prej nisjes së pritjes së ëmbël, Kiara ka vetëm një neps!

Lajmin që jua kishim treguar ekskluzivisht prej kohësh, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli e konfirmuan dje: Ata po bëhen prindër për herë të parë.

Nëpërmjet një videoklipi shumë emocionues dhe një kënge të veçantë, çifti ndau me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës dhe në rrjet vërshuan urimet.

Për të falenderuar të gjithë ndjekësit për urimet e përzemërta, Kiara dhe Luizi zhvilluan mbrëmë një video live ku bashkëbiseduan me fansat e tyre. Ata treguan se janë në qiellin e shtatë nga lumturia, ndërsa pranuan se e kishin “fshehur” lajmin, pasi dëshironin ta sillnin në mënyrë speciale.

Që prej nisjes së pritjes së ëmbël, Kiara ka vënë re disa detaje ‘të çuditshme’ tek vetja.

Mbrëmë ajo ka treguar se dikur nuk i preferonte aspak ëmbëlsirat, ndërsa tashmë janë ushqimi numër 1 për të cilin ka më tepër neps. Sidomos tashmë që nisi sezoni i panetoneve, të cilat i konsumon çdo ditë.

Luizi nga ana tjetër bënte shaka, duke e këshilluar ‘të mbajë dorën’ me shpenzimet.

The post Që prej nisjes së pritjes së ëmbël, Kiara ka vetëm një neps! appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *