Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shmangur komentet për aktualitetin politik. Kurti tha se sot është dita që të gjithë të jemi bashkë.
‘Ishte kënaqësi që të ndjekim ekspozitën e kuruar me shumë kujdes dhe pasion nga Evi Pojaini me piktorë vlonjat pastaj të shohim edhe përmbledhjen filatelike, ndërsa në hyrje janë edhe dokumente historike të komunitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit. Për të gjithë shqiptarët kudo që janë në Ballkan. Lavdi Dëshmorëve të Kombit. Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë. Kemi shumë ditë të tjerë gjatë vitit për këto tema.’- tha Kurti.
The post Albin Kurti uron pavarësinë nga Vlora, shmang komentet për politikën: Sot jemi bashkë appeared first on .