ALBUK TV LIVE

Ndërron jetë vajza e ish-deputetit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e Vangjel Tavos, pasi vajza e tij e madhe, Eva, ka ndërruar jetë.

Ish-deputeti, Vangjel Tavo, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të vajzës së tij. Tavo ka zgjedhur të mos jap detaje për ndarjen nga jeta të të bijës, shkruan vetëm që varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 11:00.

Mësohet se Eva ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. 24-vjeçarja, Eva, është vajza e madhe e Tavos, bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë disa vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo”.

The post Ndërron jetë vajza e ish-deputetit shqiptar appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *