ALBUK TV LIVE

Pacolli për vrasjen e Liridona Murselit: Jam i tmerruar dhe i tronditur! Kushdo qoftë pas aktit makabër të marrë dënim maksimal

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një reagim për vrasjen e Liridona Muselit shprehet se është tronditur nga ky krim makabër. Ai nënvizon se kushdo që fshihet pas vrasjes duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënim maksimal.

“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. I përgezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i paparë në traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.  Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. Pacolli tha se kjo është “e pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar!”.

The post Pacolli për vrasjen e Liridona Murselit: Jam i tmerruar dhe i tronditur! Kushdo qoftë pas aktit makabër të marrë dënim maksimal appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *