Ndarja nga jeta e artistit të madh që ngriti peshë sallat kudo ku performoi, ka lënë një boshllëk jo vetëm te arti e artistët, por te çdo shqiptar.
Aktorja e mirënjohur Marjana Kondi ka folur mes lotësh në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, teksa u shpreh se Mirush Kabashi është i pavdekshëm.
“Janë momente shumë të vështira. Ngushëllime familjes. Unë e kam pasur mik. Mirushi ishte një artist i madh dhe një njeir i madh. Ishte një njeri që e donte shumë artin.
Ikja nga jeta e aktorit legjendë, ëhstë humbje e madhe, qoftë për familjen, kombin, edhe shoqërinë. Janë artistë të rrallë.
Artistë të tillë, është fatkeqësi e madhe t’i humbësh.
Takimi i fundit, ishte kur doja t’i thoja që ishte i prerë në fytyrë, por s’më la t’ia thoja. Ai nuk kishte frikë nga kjo gjë, e dinte që do vinte një moment që ai do vdiste.
Ka vdekje që ikën si fisnik dhe lë diçka nga mbrapa. Mirushi ka ikur me një vlerë të jashtëzakonshme”, tha aktorja Kondi.
The post Marjana Kondi mes lotësh: Mirush Kabashi i pavdekshëm appeared first on .