ALBUK TV LIVE

E para shqiptare me kurorën “Miss Earth”, Drita Ziri rrëfen rrugëtimin drejt triumfit

Viti 2023 u mbyll në formën më të mirë për Drita Zirin,  bukuroshen shqiptare që fitoi çmimin e madh në kompeticionin “Miss Earth 2023”. Drita është e para shqiptare që merr kurorën e bukurisë në një konkurs kaq të rëndësishëm duke shkruar kështu historinë.

18-vjeçarja nga Fushë-Kruja arriti të kryesonte midis 84 konkurrenteve duke u bërë fituesja e 22-të e kurorës. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Drita rrëfen për të gjithë eksperiencën përpara mbrëmjes së madhe të 22 dhjetorit në Vietnam.

Ishte e papritur që unë do të merrja pjesë në Miss Earth 2023. E kam marrë vesh në fund të gushtit në mosgaboj dhe pastaj përgjatë gjithë muajve dhe para se unë të ikja në Vietnam, bashkë me Miss Shqipërinë dhe Deli Artin kemi bërë 7 video që duhet t’i dërgonim paraprakisht. Pra ishte një punë e bukur, ne e shijuam sepse Miss Shqipëria e bën këtë punë me shumë pasion, gjtihë stafi kur punuam u kënaqëm shumë dhe u munduam të realizojmë video sa më të bukura që të përfaqësojmë Shqipërinë sa më mirë. Normalisht nuk shkova atje me premisa shumë të mëdha. Nuk kisha shumë pritshmëri, u mundova ta mbaja veten sa më me këmbë në tokë që në fund edhe sikur mos të merrja një çmim që unë e doja, mos të zhgënjehesha, por rrugëtimi ishte pak i vështirë dua të them”.

The post E para shqiptare me kurorën “Miss Earth”, Drita Ziri rrëfen rrugëtimin drejt triumfit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *