ALBUK TV LIVE

Rama e emëroi si ministër Ekonomie, Kulture e Inovacioni, reagon Gonxhja: Privilegj të shërbej për më shumë qytetarë e sektorë në vend

TIRANË– Blendi Gonxhja ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri, ku kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e tij si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Një privilegj e quan Gonxhja, ndërsa thotë se ndihet i nderuar për vlerësimin që i ka dhënë Rama për këtë emërim sfidues.

Teksa aktualisht drejton DPSHTRR, Gonxhja shkruan se kjo është një përgjegjësi e re për të shërbyer për më shumë qytetarë e sektorë në vend.

“Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend”, shkruan Gonxhe.

Kreu i qeverisë njoftoi dje ndryshime ne kabinetin qeveritar ku duke bërë me dije formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kështu, shkrihet ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që largohet nga kabineti, ndërsa zvogëlohet portofoli i Ervin Metes, i cili tashmë do të jetë ministër vetëm i Financave. Kryeministri i ka dërguar Presidentit Bajram Begaj dekretin për emërimin e Blendi Gonxhes.

The post Rama e emëroi si ministër Ekonomie, Kulture e Inovacioni, reagon Gonxhja: Privilegj të shërbej për më shumë qytetarë e sektorë në vend appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *