Pas dhjetë minutave të seancës dëgjimore të Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Reformën e Dhomës së Përfaqësuesve, djali i Presidentit amerikan Joe Biden, Hunter doli nga salla ndërsa kjo e fundit shpërtheu në kaos.
Seanca filloi me djalin e presidentit që befasoi republikanët duke u paraqitur në seancë pasi Rep. James Comer ishte përgatitur për ta sulmuar atë për refuzimin e paraqitjes.
Mësohet se Biden u ngrit nga karrigia e tij sapo përfaqësuesja republikane Marjorie Taylor Greene nisi fjalën e saj.
Avokatja e tij Abbie Lowell iu drejtua mediave, tha se Biden dhe ekipi i tij ligjor u përpoqën të pajtoheshin me publikun, por nuk janë lejuar nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve.
The post Kaos në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve, djali i Presidentit Joe Biden largohet me vrull pas vetëm 10 minutash appeared first on ALBUK UK NEWS.