Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet një reagimi në platformën X ka vlerësuar qëndrimin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndërsa në platformë X, ka ndarë edhe disa fotografi të takimit të zhvilluar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed.
Sipas Presidentes së Kosovës, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.
The post Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën appeared first on ALBUK UK NEWS.