ALBUK TV LIVE

Vizita e Cameron në Kosovë, Hoxhaj zbulon mesazhin që donte të jepte Britania

Profesori shqiptar në Britaninë e Madhe, Andi Hoxhaj, i nderuar nga mbreti Charles me titullin “Oficeri i Urdhërit të Mbretërisë Britanikë”, është shprehur se situata në Ballkan është e tensionuar, përderisa Serbia vijon të mbetet një faktor destabilizues.

Komentet Hoxhaj i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se qëndrimi i sekretarit të Jashtëm të Britanisë, i mbajtur gjatë vizitës në Kosovë, është për t’u përshëndetur.

Ai shtoi se Britania e Madhe është investuar shumë në Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit dhe kërkon të tregojë që është e pavarur në politikën e saj të jashtme.

“Britania ka kohë që do të tregojë që është e pavarur në politikën e saj të jashtme dhe kjo ka qenë një mënyrë për ta treguar. Cameron e bëri vizitën e parë për këtë vit në Kosovë, për të dhënë një mesazh të fortë për të treguar se Britania e Madhe është në Ballkan, kryesisht në Kosovë, ku ajo është e investuar shumë.

Ky ka qenë mesazhi dhe prandaj ka zgjedhur këtë vizitë. Nga ana tjetër janë të mirëseardhur pozicionet që Cameron ka mbajtur përsa i përket Ballkanit Perëndimor, sepse janë ndryshe nga ato të deritanishmet të Europës.

Disa nga liderët në Ballkanin Perëndimor, ktu kryesisht po fliste për Vuçiç, njohin vetëm gjuhën e forcës. Serbisë po i jepet një shans që ta ndryshojë kursin, mirëpo Serbia nuk po e bën këtë. Serbia është faktor destabilizues. Do ngelet për t’u parë nëse Europa do e ndjekë këtë kurs apo jo, por mesa duket nuk ka ndërmend, sepse as nuk po i heq disa nga sanksionet e vendosura në Kosovë”, tha Hoxhaj.

The post Vizita e Cameron në Kosovë, Hoxhaj zbulon mesazhin që donte të jepte Britania appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *