Për disa Shqipëria është një vend që ka fituar respekt ndërkombëtar falë Edi Ramës, ndërsa për disa të tjerë ajo por merr vulën e një republike bananesh falë qokave që bën autokrati i saj për të forcuar pushtetin e vet personal. Bindjen e këtyre të dytëve e përforcion edhe kopërtina e revists italane “L’Espresso”, e cila ka si fotografi të saj kryeministren italiane Georgia Meloni e vënë në sfond të flamurit shqiptar. Titulli i saj provokues është: “Giorgia, mbretëresha e Shqipërisë”, duke bërë një aluzion të qartë me emërtimin që monarku italian Viktor Emanueli i tretë mori pas pushtimit italian, kur një grup kuislingësh i vunë mbi krye përkrenaren e Skënderbeut.
E përjavshmja e majtë “L’Espresso” është e njohur për ballinat e saj provokuese. Të premten që shkoi ajo ia kushtoi atë influenceres Chiara Ferragnit duke e paraqitur atë si “Joker”, personazhi i keq i Batman (Foto poshte).
Ndërsa këtë herë Meloni përshkruhet si mbretëresha e Shqipërisë falë ekseritoritialitetit që i ka dhuruar Edi Rama Italisë në tokën tonë, për të vendosur kampet e pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Brenda tyre do të veprojnë ligjet italiane dhe policia shqiptare do të ketë juridiksion vetëm jashtë telave me gjemba të kampeve.
Në artikull shpjegohet se Edi Rama ia bërë këtë ‘nder” homologes së saj vetëm për efekte elektorale në prag të fushatës për zgjedhjet evropiane. Në muajt e fundit, Meloni ka folur vazhdimisht për “mbrojtjen e kufirit” për të ngadalësuar “pushtimin” e emigrantëve që vijnë nga brigjet e Afrikës së Veriut. Numrat, megjithatë, tregojnë një histori shumë të ndryshme. Asnjë pushtim, asnjë sulm ndaj Italisë”, shpjegon në artikullin e saj, Bianca Senatore. Ndërsa drejtori i revistës Enrico Bellavia, në editorial, spjegon sesi konsensusi është shteruar nga frika e shkaktuar: «Ne gjithmonë fillojmë duke ngritur një alarm, pavarësisht nëse është i vërtetë apo i supozuar – dhe “pushtimi” i emigrantëve bën pjesë në kategornë e dytë – për të përfunduar me një zgjidhje muskuloze si dekreti Cutro” vëren ai duke theksuar se kjo lloj politike nuk ka asnjë të përbashkët me interesat reale të qytetarëve.
Maëveshja Rama Meloni u trajtua gjatë si një rast simbolik, për mënyrën se si autokrati shqiptar fiton përkrahjen e liderve ndërkombëtarë nga gazeta franceze online “Mediapart”. “Më 6 nëntor 2023, Edi Rama ra dakord me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për të “zhvendosur” në tokën shqiptare personat që kërkojnë azil në Itali, gjatë kohës që kërkesa e tyre studiohet nga pala italiane. Nëse kjo marrëveshje është krahasuar me atë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, janë marrë masa të veçanta paraprake për të shmangur kundërshtimin e ligjit ndërkombëtar ose rregullave evropiane për azilin. Vetëm personat e shpëtuar në det dhe që nuk kanë shkelur kurrë në tokën italiane do të mund të dërgohen në Shqipëri. Status ekstraterritorial do të gëzojë edhe kampi që i mirëpret.
Pikërisht ky status ekstraterritorial ngjalli kritika nga opozita shqiptare, me arsyetimin se marrëveshja shkelte Kushtetutën duke i shitur sovranitetin e pjesëve të territorit kombëtar një fuqie të huaj. Dhe nuk bëhet fjala për një shtet të zakonshëm. Nëse Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë (në vitin 2022, Italia përbënte gati dy të tretat e eksporteve shqiptare drejt Bashkimit Evropian), askush në Tiranë nuk harron që Musolini pushtoi vendin në prill 1939. Për publicistin shqiptar Fatos Lubonja, marrëdhënia mes Romës dhe Tiranës mbetet ende e një natyre “neokoloniale”.
Megjithatë, në janar, Gjykata Kushtetuese shqiptare hodhi poshtë, me një votë diferencë, ankesat e opozitës, gjë që i hapi rrugën ratifikimit përfundimtar të marrëveshjes. Giorgia Meloni tani shpreson se Shqipëria do të mirëpresë azilkërkuesit e parë, që do të zhvendosen përpara zgjedhjeve evropiane në qershor” thuhej në artikullin e autorëve Jean-Arnault Dérens , Laurent Geslin dhe Simon Rico në Mediapart.
Marrëveshja Rama Meloni pasi u validua nga Gjykata Kushtetuese e vendit u votua nga shumica socialiste në parlament, por zbatimi i saj duket se është bllokuar në Gjykatën e Strazburgut.
Gjykata e BE-së i ka thënë jo shqyrtimit urgjent të kërkesës së Italisë për të verifikuar nëse shkeleshin të drejtat nga procedura të përshpejtuara të kërkesave të azilkërkuesve dhe garancia fikse. Protokolli mes Melonit dhe Ramës parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë një garanci 5000 euro.
Tashmë procesi mund të zgjasë disa muaj dhe vendimmarrja e gjyqtarëve të seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane mund ta ngecet duke bërë që efekti i parë mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme të papërcaktuar i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa ishte parashikuar që emigrantët e parë të mbërrinin në Shëngjin në këtë pranverë.
©Lapsi.al
The post Provokimi i “L’espresso”. Giorgia, mbretëresha e Shqipërisë appeared first on ALBUK UK NEWS.