ALBUK TV LIVE

Putin flet për herë të parë publikisht për vdekjen e Navalny-t: Ngjarje e trishtë, isha gati ta liroja!

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për herë të parë në publik për vdekjen e kundërshtarit të tij Alexei Navalny. Në një konferencë për mediat Putin ka nënvizuar se vdekja e Navalnyt ishte një ngjarje e trishtueshme dhe se ishte gati ta për ta liruar me vendimin që të mos kthehej më në Rusi. Ai tha se disa kolegë i kishin dhënë idenë për ta shkëmbyer Navalny-n me disa njerëz që janë në burg në vendet Perëndimore.

Vdekja e Navalnyt ishte një ngjarje e trisht. Isha njohur me idenë për të liruar Alexei Navalny, disa ditë përpara vdekjes së tij. Disa kolegë më dhanë një ide për ta shkëmbyer me disa njerëz që janë në burg në vendet Perëndimore. Isha dakord me idenë me të vetmin kusht që Navalny të mos kthehej më në Rusi”, ka thënë Putin.

Putin, siç pritej, doli fitues në zgjedhjet presidenciale ruse duke shtruar kontrollin e tij të rreptë në një fitore që, sipas tij, dëshmoi se Moska kishte pasur të drejtë t’i rezistonte perëndimit dhe të dërgojë trupat e saj në Ukrainë. Vladimir Putin, një ish nënkolonel i KGB-së, i cili u ngjit në pushtet në vitin 1999, e bëri të qartë se rezultati duhet t’i dërgojë një mesazh perëndimit se udhëheqësit e tij do të duhet të përballen me një Rusi të guximshme, qoftë në luftë apo në paqe, për shumë vjet në të ardhmen.

The post Putin flet për herë të parë publikisht për vdekjen e Navalny-t: Ngjarje e trishtë, isha gati ta liroja! appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *