Sylvinho, gjumi i prishur nga Manaj e Broja: 6 nuk janë thirrur e nga lista aktuale duhet të eliminohen edhe tre

Tre portierë, nëntë mbrojtës, pesë mesfushorë e nëntë sulmues për një total prej 26 lojtarësh të thirrur për dy miqësoret me Kilin e Suedinë. Asgjë e pazakontë, nëse letrat nuk do ishin përzier me lënien jashtë të 6 lojtarëve që Sylvinho i ka grumbulluar shpesh gjatë rrugëtimit impresionues të kualifikueseve që e dërguan kombëtaren për herë të dytë në histori në finalet e një kampionati Europian.

“Duhet të vëzhgoj” thotë braziliani dhe është e drejtë kështu, sepse si i pëlqen ta përmendë “kombëtarja është e hapur për të gjithë”. Ajo që bën përshtypje është se në me katër ndeshje nga turneu kontinental, shumë gjëra mund të ndryshojnë dhe disa nga protagonistët e kualifikueseve mund ta shohë veten jashtë listës finale.

TEPRICAT E ELIMINIMET E ORGANIKËS

Llogaritë janë të thjeshta: Ajeti e Ismajli janë të dëmtuar e për këtë arsye nuk janë thirrur nga tekniku, që në anën tjetër ka shpluhërosur Kumbullën. Jashtë ndër mbrojtësit është lënë edhe Adrian Bajrami, i freskët nga rinovimi me Benfikën e gjithnjë në konsideratën e teknikut. Kështu, janë tre lojtarë që kërkojnë vendin e tyre dhe gjashtë të tjerë që janë aktualisht pjesë.

Mes pesë mesfushorëve Sylvinho nuk përjashtoi nga projekti Gjasulën, veteranin e shumë betejave, eksperienca e të cilit mund të vlejë shumë ne Europian. Ndërsa mes 9 sulmuesve mungojnë Daku e Muja, për të cilët gati u bë luftë me Kosovën për t’i pasur e që, sipas konstatimit të teknikut, kanë bërë mirë. Gjë që do të thotë se normalisht duhet të jenë pjesë e grupit.Por çfarë ndodh në të vërtetë: përveç 26 lojtarëve të thirrur me Kilin e Suedinë janë 6 të tjerë që e pretendojnë thirrjen, duke e cuar në 32 totalin. E ajo që e bën më të komplikuar, në Europian Sylvinho duhet të shkojë vetëm me 23 lojtarë. Deri në qershor do të jetë një luftë e vërtetë, forme e statusi, për të fituar një vend e për t’ia bërë brazlianit të vështirë, cilëndo zgjedhje t’i duhet të bëjë.

The post Sylvinho, gjumi i prishur nga Manaj e Broja: 6 nuk janë thirrur e nga lista aktuale duhet të eliminohen edhe tre appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *