ALBUK TV LIVE

VIDEO/ Anglia në finale, një gol në minutën e fundit i jep fitoren “Tre Luanëve” kundër Holandës në Dortmund

Anglia është finalistja e dytë e këtij Europiani, pas një fitore dramatike kundër Holandës në gjysmëfinalen e dytë në Dortmund me rezultatin 1-2.

Sfida nisi mjaft mirë për “Tulipanët”, të cilët kaluan në avantazh me anë të Xavi Simons në minutën e 7’ të takimit, por barazimi erdhi pas 11 minutash, me Harry Kane që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, por goli i fitores erdhi vetëm në minutën e fundit falë Ëatkins, i cili me një predhë në zonë ndëshkoi Verbruggen.

Kështu Anglia shkon në finalen e madhe të 14 korrikut, aty ku do të gjejë Spanjën, ndërsa Holanda i jep lamtumirën këtij kompeticioni, ku ishte shumë afër historisë.

The post VIDEO/ Anglia në finale, një gol në minutën e fundit i jep fitoren “Tre Luanëve” kundër Holandës në Dortmund appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *