Parlamenti i Kanadasë ka shpallur nëntorin si ‘Muajin e Trashëgimisë Shqiptare’ në të gjithë Kanadanë. Propozimi u bë nga deputeti liberal Yvan Baker me mbështetjen e deputetes liberale (Toronti-Danforth) Julie Dabrusin.
Në fjalën e tij, Baker tha se ky vendim do t’u japë mundësinë shqiptarëve që të njihen për arritjet dhe kontributin e tyre në të gjitha aspektet e jetës në Kanada.
“Shpresoj që të gjithë anëtarët e Parlamentit ta mbështesin këtë ligj. Kanadaja është shtëpia e shumë shqiptarëve, kontributi i tyre është i shpërndarë në çdo anë të vendit, në shumë fusha, ekonomi, art kulturë etj.
Dhe ky ligj, nëse miratohet do të na japë mundësi për të kremtuar muajin e trashëgimisë shqiptare, do të na japë një mundësi për të kremtuar kontributin e shqiptarëve dhe do t’u jepte shqiptaro-kanadezëve një tjetër shans për të thënë “Jam krenar që jam shqiptar”, tha deputeti liberal Yvan Baker.
Deri në miratim ky ligj do të duhet të kalojë në disa lexime dhe debate dhe në fund njihet si i vlefshëm edhe nga Guvernatori.
Procesi është i ngjashëm me atë të Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, i cili është në fuqi qysh prej 8 dhjetorit 2016.
The post Parlamenti kanadez shpall nëntorin si “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare” appeared first on .