Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, së fundmi ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë stërvitjes së tij.
Kjo është konfirmuar nga vetë klubi gjerman në të cilin luan, Hoffemheim, përmes një komunikate zyrtare.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
Futbollisti ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve në media, kjo pasi është vënë në qendër të vëmendjes historia e tij me ish-të fejuarën Vesa Vllasaliu – e cila aktualisht është banore e Big Brother VIP Kosova.
Si duket këtë lëndim Mërgimit ia ka ndjellur Gani Gërmia pasi në momentin kur Vesa ka rrëfyer versionin e saj të historisë me të, nga mllefi në ato momente banori i BBVK është shprehur: “Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”.
The post Ish-in e Vesës e zë “mallkimi” i Ganiut! appeared first on .