Nëse Kosova ka zbehur shumë shanset për kualifikimin në Euro 2024, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Izraelin, kombëtare e cila është plotësisht në garë. Të dielën, me fillimin në orën 20.45, në tokën dardane mbahet mes ekipit të Gliha-s dhe izraelitëve.
Numri një i pankinës së Izraelit, Alon Hazan u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të sfidës që do mbahet në “Fadil Vokrri”.
“Sot luajmë si vend, jo si kombëtare futbolli. Në asnjë mënyrë nuk ndihemi të ngarkuar, ndjejmë një nder të madh të përfaqësojmë vendin dhe të përpiqemi t’i buzëqeshim atij”.
“Ne jemi këtu, kështu që ndihemi të sigurt. Ne vlerësojmë gjithçka që na ka dhënë qeveria këtu në Kosovë në aspektin e mikpritjes. Mendoj se jemi futbollistë dhe kur vijmë të luajmë futboll, na intereson vetëm sporti. Jemi të zënë dhe fokusohemi vetëm te futbolli”.
“Pres të shoh një ekip shumë të përkushtuar, si në aspektin atletik ashtu edhe në atë përfaqësues. Motivimi nuk mjafton kurrë më vete dhe e ndjej jo vetëm mes lojtarëve – por edhe në ekip”, tha Hazan.
The post Trajneri i Izraelit sfidon Kosovën: Jemi gati, luajmë si vend dhe jo si kombëtare futbolli appeared first on .